Vritet me armë zjarri një person në Sukth
Një person është vrarë me armë zjarri në Sukth mbrëmjen e së mërkurës.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku shtetasi Arben Mërkuri, 48 vjeç është qëlluar me breshëri automatiku teksa ndodhej në dyqanin e tij.
Për pasojë është plagosur në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Viktima kishte pseudonimin Maneci. Burime bëjnë me dije se 48-vjeçari kishte precedentë penalë për krime kundër personit, vrasje ne pagesë, por nuk ka gjë të dokumentuar.
Dyshohet gjithashtu se mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez Fadi Mitri.

