Vrasja në Çair/ Prokuroria jep detaje: Kemi siguruar pamjet nga kamerat

Shkup, 26 prill – Prokurori Publik mbrëmë ka kryer ekspertizë në vendin ku mbeti i vrarë një person në Çair të Shkupit. Në këtë incident të armatosur gjithashtu edhe dy persona tjerë ngelën të plagosur, informon Zhurnal.

Prokurori Publik ka dhënë urdhër për mbledhjen dhe analizimin e shenjave në vendngjarje dhe për kryerjen e autopsisë te i ndjeri. Gjithashtu janë siguruar edhe video inçizime nga objektet përreth.

Po punohet për vërtetimin e identitetit të kryerësve./Zhurnal.mk