Vrasja e Ivanoviqit, Bogdanoviq thotë se atë e vrau Ljubomir Lainoviq ndërsa urdhrin e dha Veselinoviqi

Boban Bogdanoviq, i cili ka vite që merret me sport dhe është mik i kriminelit të vrarë Aleksandar Gligorijeviq, ka thënë se Oliver Ivanoviq u vra nga Ljubomir Lainoviq nga Novi Sadi dhe se vrasja ishte urdhëruar nga biznesmeni kontrovers Zvonko Veselinoviq.

Bogdanoviq ka treguar për Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit (KRIK) se shoku i tij “ia ka lënë amanet të vërtetën” për vrasjen e politikanit nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq, shkruajnë mediat serbe.

“Data 7 mars 2020 do të mbetet e skalitur në kujtesën time për gjithë jetën. Aleksandar më tha kush janë organizatorët, kush është porositësi dhe kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit”, citohet të ketë thënë Bogdanoviq.