Voziti veturën 215 km/h në zonën e kufizimit 80, ndalohet drejtuesi i veturës në Gracë të Vushtrrisë

Policia e Kosovës e ka ndaluar një person në fshatin Gracë pasi është kapur duke vozitur në 215 km/h në zonën e kufizimit 80.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.

“Më datën 25.05.2023 rreth orës 04.00 shoferi i veturës Audi, ka tejkaluar patrullën e trafikut në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, duke arritur shpejtësinë e veturës në 215 km/h, në zonën e kufizimit 80.

Në bashkëpunim me patrullën e rajonit të Mitrovicës është ndaluar ngasësi i automjetit në fshatin Gracë. Ndaj shoferit janë ndërmarrë masat ligjore”, thuhet në njoftim.