VMRO: Pasqyrim i gjendjes reale të shtetit

Shkup, 14 Prill – Nga VMRO – DPMNE konsiderojnë si mizore veprimin e socialdemokratëve duke analizuar listën e zezë amerikane, përderisa gjysma e shtetit po proteston. Fajësojnë qeverinë aktuale për korrupsion.

“Raporti pasqyron realitetin, nivelin e lartë të korrupsionit, jotransparencë në qeveri, politizim të institucioneve të cilat duhet të jenë të pavarura, gjendjen e keqe me të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës.”,- u shpreh deputeti i VMRO–DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

Pas kritikave të tilla, sipas Nikollovskit, qeveria do të duhej të dorëhiqet dhe të kërkonte legjitimitet të ri nga populli.