VMRO: Jo me kërcënime, të rriten pagat
Shkup, 16 Prill – Partitë politike maqedonase nuk i rrezistuan dotë grevës së mësimdhënësve për të shkëmbyer akuza ndaj njëra-tjetrës për atë se kush është fajtor për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi para fund të vitit shkollor.
VMRO – DPMNE kërkon nga LSDM- së që urgjentisht të ndëpret kërcënimet ndaj grevistëve dhe të zgjidh çështjen duke i rritur pagat e mësimdhënësve konformom kërkesës së grevistëve.
“Atë që flasin sinkalistët është edhe një dëshmi dhe pasqyrim real për qeverisjen e përgjithshme të LSDM-së në këtë vend. Ata problemet i zgjidhin me kërcenime dhe presione. Qeveria në vend të kërcenimeve duhet t’u përgjigjet mëshimdhënësve se si është e mundur të mos ketë para për rritjen e pagave të tyre, ndërsa të ketë milliona euro për studime kriminale fizibilteti, 2 milion euro për mobilje, lule, lajthia dhe shërbime hotelerike dhe 2.5 milion euro për automjete zyrtare” – thonë nga VMRO-DPMNE.

