VMRO: Jemi të gatshëm të bisedojmë edhe me Zaevin dhe Shekerinskën, ato krijojnë politikën e LSDM

Shkup, 30 Prill – VMRO-DPMNE i propozon qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së paketë masash për të gjetur zgjidhje për krizat në të cilat ndodhet vendi.

Nga aty sqarojnë se konsiston në formimin e katër ekipeve të ekspertëve të fushës së ekonomisë, politikës së jashtme, shëndetësisë dhe arsimit të cilët siç thonë ata duhet të ndihmojnë “pro bono” për të gjetur zgjidhje për problemet që mundojnë qytetarët.

“Këto janë probleme të shkaktuara kryesisht nga politikat e papërgjegjshme dhe të pamatura të kësaj qeverie apo nga paaftësia dhe amatorizmi i tyre. Prandaj nevoja për caktimin sa më të shpejtë të datës së zgjedhjeve të parakohshme, si rrugëdalje nga seria e krizave në të cilën ndodhet vendi.

“Nëse Kovaçevski nuk është ai që merr vendime të tilla në LSDM dhe është e pavolitshme që ai të marrë përgjegjësi, atëherë jemi të gatshëm të bisedojmë me ata që krijojnë politika në LSDM, qoftë Zaev apo Shekerinska”, thonë nga VMRO-DPMNE dhe shtojnë se LSDM duhet të ngrihet mbi situatën dhe të vendosë në radhë të parë interesat e qytetarëve.