VMRO i reagon Pendarovskit

Shkup, 6 shtator – Pendarovski i cili është shërbëtor i Qeverisë, të thotë se refuzimi i një marrëveshjeje dypalëshe që është baza e asimilimit është një Referendum antievropian?

Rasti i parë në histori që Presidenti i një vendi demokratik nuk dëshiron ta dëgjojë popullin.

Marrëveshja me Bullgarinë është burimi i të gjitha mohimeve të Maqedonisë, popullit maqedonas, historisë dhe gjuhës. Me atë Marrëveshje, Zaev i ngarkoi shtetit një barrë me gjëra që as politikanët bullgarë nuk guxonin t’i kërkonin më parë.

Marrëveshja me Bullgarinë ka qenë befasuese edhe për shovinistët më të mëdhenj bullgarë. Kush nuk e besonte se ekziston një politikan maqedonas që do ta mohonte kombin dhe gjuhën e tij. Dhe normalisht, pasi Zaev e preku fundin, do të vijnë gjithnjë e më shumë kërkesa të reja, të cilat janë poshtërim për shtetin. Prandaj është koha për t’u dhënë fund poshtërimeve.

Zaev, Kovaçevski, Pendarovski dhe LSDM nuk janë Maqedoni, ata janë një përjashtim famëkeq, që nuk do të përsëritet më kurrë.