VMRO-DPMNE: Qeveria ka afat edhe pesë ditë para se të fillojë bllokimi i Kuvendit

Shkup, 5 maj – Nga VMRO-DPMNE njoftojnë se Qeveria ka afat edhe vetëm pesë ditë për të rishqyrtojë sjelljen e saj, sepse nga 10 maji, kjo parti ka sjellur vendim që të bllokojë Kuvendin, informon Zhurnal.

Sipas kësaj partie, situata që është krijuar në vendin tonë, është krijuar nga BDI dhe LSDM, e ajo situatë është krim, varfëri, korrupsion.

“Komiteti Eksekutiv i VMRO-DPMNE-së solli vendim për bllokadë aktive të Kuvendit nga 10 maji, pushteti ka edhe pesë ditë afat për të rishqyrtuar sjelljen. Në seancën e djeshme të KE të VMRO-DPMNE-së u diskutua për katastrofën nacionale në të cilën e ka futur Maqedoninë, BDI dhe LSDM.

LSDM dhe BDI janë krijues të të gjitha krizave, ato nuk mund të jenë zgjidhje, përkundrazi, krizat edhe më tej thellohen, e për këtë nevojiten zgjedhje të parakohshme”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Për këtë shkak siç shtojnë nga kjo parti, do të bllokojë Kuvendin me qëllim shkaktimin e një takimi liderësh ku do të caktohet datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga kjo parti ofrojnë ekipe ekspertësh në sektoret e financave, shëndetësisë, arsimit dhe marrdhënieve ndërkombëtare.

“Kovaçevski ka afat deri më 10 maj që të ndryshojë mendje dhe të veprojë për organizimin e një takimi liderësh me qëllim definimin e datës për zgjedhje”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së./Zhurnal.mk