Vlora Çitaku: Kallëzimi penal ndaj Martin Berishajt është i mirëpritur

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kallëzimi penal i agjencionit anti-korrupsion ndaj Martin Berishajt është i mirëpritur.

Sipas saj, shkarkimi i vonuar tashmë do të duhej të ishte vetëm hapi i parë, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të saj në Facebook:

Kallëzimi penal i agjencionit anti korrupsion ndaj Martin Berishajt është i mirëpritur. Megjithatë, ky kallëzim trajton vetëm deklarimin e rrejshëm të pasurisë”.

Ne ende nuk kemi përgjigje në disa pyetje fundamentale:

Ku janë dhënë 600.000 euro

Si është pajisur Berishaj me shtetësi brenda ditës

Si i ka kaluar Berishaj filtrat e verifikimit nga AKI.

Shkarkimi i vonuar tashmë do të duhej të ishte vetëm hapi i parë.