Vjosa Osmani tregon njeriun që mund të bindë Vuçiç për njohjen e Kosovës?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan mund ta bindë Serbinë, që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për TRT World, Osmani deklaroi se Erdogan ka një ndikim tek Vuçiç dhe sipas saj, kjo është rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor. Nga ana tjetër , ajo i kërkoi homologut turk që të vizitojë Kosovën.

“Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiçi që ta bindë se rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet,”- ka thënë Osmani.