Vjen kërkesa publike për kryeministrin Kurti
NGA: RAGIP GURAZIU
Serbia tani ka filluar me të vjetrën duke tentuar destabilizim në mes shqiptarëve, duke publikuar emrat e atyre demek shpiunat shqiptar që kështu po gjejnë njerëz, bile shumë të shkolluar, me fakultete e doktor shkencash, tani se fundi edhe do koleg të mi opinionista, se paska pas shqiptar qe kanë punuar si shpiuna, kanë bashkëpunuar me Serbinë, që na doli ish një oficer serb dhe ai po zbulon shqiptarët, në ”, se kanë treguar dhe kanë ndihmuar në vendndodhjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, që më pas ta nisin luften, jo të barabartë me Adem Jasharin dhe në fund, të vriten edhe 50 anëtar të familjeve Jashari. Që dashtë Zoti kjo mos të jetë e vërtet kurrë,sipas autorit të shkrimit.
Pasi këto ditë po marrë mesazhe,në forma të ndryshme,nga ish profesorëve,këtu në Prishtinë,dhe në mesin e tyre ka edhe Akademik,politikanë,më pastaj,edhe ish-profesor e udhëheqës politikë,nga komuna ime,THeranda e që jetojnë me mua këtu, në Prishtinë, e që unë kështu vendosa që me këtë nëntitull,të filloj,sepse do vrejtje i kam marrun nga lexuesit etj,se po bëjë tema të gjata, e tani për ata që po pritojnë të lexojnë,po u bëjë me dije,se ky shkrim,që sot e shtune,gjurmave të një shkrimi,pastij kam edhe një tjetër që ja vlenë t’i lexoni në tërsi,sepse mesazhet e fundit janë këto; ”I nderuar zotri gazetar,analist politkë,duhesh të aktivizohesh dhe të takohesh edhe pse jo edhe me Kryeministrin,Albin Kurtin dhe me tjerë drejtpërdrejt,se politikane,e sidomos,udhëheqsit në krye të vendit të shtetit të Kosovës,nuk lexojnë,mue po ma merr mendja se me këtë shkrim,edhe një pas ti që nga e hana shkon per botim,kam thënë diçka,dhe ndoshta kam dhënë kontributin tim,të gjithëve kryeministrave të deritashëm dhe të tashmi Albini 4 letra të hapura, të cilat janë botuar në Kosova -Sot dhe Bota Sot.
Që nga 2010-ta e deri të 2021,10 shkrime të mia drejtuar institucioneve të Kosovës,për Kishën sllave e ndertuar në kohën e Millosheviqit,në zemrën e Unuverzitetit të Kosovës,dhe mbi 20 shkrime ,lidhje me këtë rastse,ma së paku20 shkrime drejtuar Shpend Ahmetit,të cilat mundeni ti gjeni edhe në internet,tani dikujt u doli gjumi keto dite,të gjithë menjë kohë,filluan tu bie ndërmend pas 22 viteve pas Luftës dhe 13 pas pavarësimit të Kosovës.
Ne duhet të kërkojmë, kush ja dha dritën e gjelbërt Millosheviqit që ta sulmojë Prekazin, gjegjësisht familjen Jashari?! 2017
Po thuhet se një dritë e gjelbërt Sllobodan Millosheviqit iu është dhënë nga dikush tjetër pasi ai ka dhënë një deklaratë, të famshme, si komentohej kështu, SNN-it, me 4 shkurt të viti 1998, se UÇK-ja është organizata terroriste?! Ky u përdorë si pretekst, një muaj para sulmit në Prekaz që të sulmoj Prekazin, në veçanti familjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjen e tij,duke masakruar edhe gra e fëmijë.
Serbia tani ka filluar me të vjetrën duke tentuar destabilizim në mes shqiptarëve, duke publikuar emrat e atyre demek shpiunat shqiptar që kështu po gjejnë njerëz, bile shumë të shkolluar, me fakultete e doktor shkencash, tani se fundi edhe do koleg të mi opinionista, se paska pas shqiptar qe kanë punuar si shpiuna, kanë bashkëpunuar me Serbinë, që na doli ish një oficer serb dhe ai po zbulon shqiptaret, nëse kanë treguar dhe kanë ndihmuar në vendndodhjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, që më pas ta nisin luftën ,jo të barabartë me Adem Jasharin dhe në fund, të vriten edhe 50 anëtar të familjeve Jasharëve.
”Nuk duhet zënë besë ‘shkjaut’ biro, me thoshte babai im disa herë, ndjesë pastë”
Por ne nuk duhet ti besojmë as një shkau. Është e mundur se Serbia po tenton destabilizim në mes Shqiptarëve. Ne nuk duhet të bëhemi prerë e shkaut. UDB-ja serbet çdo herë krijojnë huti dhe mjegull tek ne, por megjithatë shtrohet sigurisht qe serbët kanë lënë shërbëtorë të tyre pas lufte, të cilët edhe sot janë te detyruar të u shërbejnë qoftë vullnetarisht?! Ndoshta edhe dëme munden të bëjnë, por këta nuk janë shqiptarë dhe nuk mundet të jenë shqiptarë pasi kemi minoritetin serb këtu në Kosovë që kemi edhe në institucione tona shtetërore, por edhe minoritete tjera që punojnë me dy standarde marrin rroga nga shteti i Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministër,Kurti, këtu në Kosovë kemi edhe shpiuna rus që punojnë për Rusinë dhe Serbinë?!
Jo rastësisht ”Senatori amerikan Graham foli me fjalë shumë të qarta në Konferencën e Sigurisë në Mynih – në veçanti ndaj Rusisë. Ndërsa presidenti amerikan shkakton një valë reagimesh me deklaratat e tij.
“Mikut tim rus Lavrov dua t’i them: Shpresoj se ju do të përballeni me pasojat”, deklaroi senatori republikan Lindsey Graham në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në dretim të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov. “2017-ta do të jetë viti kur Kongresi do t’ia fusë Rusisë një shqelm në prapanicë.”
Gjithçka është e mundur. Por ne nuk duhet ti besojmë kësaj propagande serbe e sidomos në këtë kohë që oficerët serb të cilët kanë marrë pjesë në Luftën e Jasharëve, edhe ata nuk kanë kaluar pa humbje por tani, pasi dinë mentalitetin tonë, po japin deklarata e tyre tërësisht ”boshe”, se shqiptar shpiuna nuk kanë mundur me gjete ata në atë kohë, por të kemi kujdes, mos t’i marrim këto si të vërteta se propaganda serbe ka patur gjithmonë ndikim tek shqiptaret, edhe tani në rast se ju referohemi këtij oficeri serbë shikojeni se sa pati ndikim në opinion ku nuk hezituan edhe do koleg të mi opinjonista të vërsulën, se qe shpiunat shqiptarë ka edhe sot dhe kanë vjellur ‘vrerë” mbi kombin e tyre, duke i knaq zemrat e Serbisë dhe duke dëshmuar se me te vërtet ne jemi ata që kemi shpiunuar edhe me rastin e familjes Jasharaj dhe kjo për oficerin serb dhe shtetin serb dhe Rusinë e ngrit disa shkallë më lartë, e neve na qonë në fund te pusit. Është e mundur se Serbia po tenton destabilizim në mes Shqiptarëve. Ne nuk duhet të behemi prer e shkaut,kur kemi parasyesh se ata që po shkruajnë dhe po e deshmojnë të pa vërtetën, nga ana e shqiptarëve, dhe po e bëjnë ”kabull” deklaratën e oficerit serb, po e nënçmojnë vete, kombin, dhe po ju japin sinjal ndërkombëtarëve se ne jemi kështu.
Kryeministër po kthehemi në temë
Mos lejo që Kosova t’i pranojë këto nisma të tilla rajonale se e kthejnë Kosovën shumë mbrapa,derisa në këtë punë është përfshirë edhe Kryemiistri Shqiptarë,Edi Rama, ani pse mirë e ke thanë; se ne me Shqipëri, kemi mardhanje të mira si dy shtetet.
Derisa po e shkruaj kete shkrim, dy golegët e mi paskan shkruar kështu; Kosova nuk mundë ta ja lejon vetes që të bashkohet në nisma të tilla rajonale, sikur kjo e reja e “Ballkan Open” , Minishengeni i riemëruar për të mashtruar palën Kosovare, derisa Serbia nuk e një Shtetin e Kosovës , derisa nuk e merr edhe përgjegjësinë për krimet dhe gjenocidin, për të gjitha dëmet e dëmet e luftës gjatë viteve 1998-1999, pra derisa të mos e trajton Kosovën si territor të brendshëm të Serbisë por ta njoh atë si shtet të pa varur duke e larguar edhe nga preambula e Kushtetutës së Serbisë ku figuron dhe trajtohet si territor i shtetit serb.