Vjedhje në Inspektoratin për Vetëqeverisje Lokale! Janë vjedhur kompjuterë, celularë dhe para të drejtorit

Shkup, 30 janar – Vjedhje në zyrat e Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale. Janë vjedhur disa kompjuterë dhe celularë, dhe para personale të drejtorit që i kishte lënë në zyrë.

Në fakt këto para ishin edhe arsyeja pse drejtori i inspektoratit Ferdi Shabani shkoi të shtunën në zyrë për t’i marrë, kur edhe u përball me zyrat e demoluara dhe pajisjet që mungonin. Rastin thotë se menjëherë e ka denoncuar në polici. Drejtori dyshon se vjedhja ka ndodhur ndërmjet së premtes dhe së shtunës.