Vizitë studimore “Qasje në menaxhimin dhe konservimin për trashëgiminë kulturore”

Shkup, 27 shtator – Vizita studimore “Qasje në menaxhimin dhe konservimin e trashëgimisë kulturore” u mbajt prej 12 deri më 22 shtator në organizim të IKOMOS Maqedoni, ndërkaq me mbështetje financiare nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Vizita studimore, siç kumtuan nga IKOMOS, u zhvillua në përmendore të zgjedhura/lokalitete në vend ku si studime të rastit në kuadër të programit ishin përfshirë të mira kulturore të cilat janë konservuar me ndihmë financiare nga Fondi amerikan për mbrojtje të trashëgimisë kulturore (AFCP) t Stejt Departamentit të SHBA-së, me fokus të veçantë në projektin konservator që zbatohet në lokalitetin arkeologjik Heraklea Linkestis në Manastir.

Dymbëdhjetë studentë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Greqia patën mundësi të rrallë të marrin pjesë në vizita të specializuara profesionale në lokalitete arkeologjike dhe të mira kulturore, të shoqëruara me seri ligjeratash nga ekspertë vendorë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe anëtarë të IKOMOS Maqedoni. Ndërkaq u mbajtën edhe takime me menaxherët e lokaliteteve, arkeologë, kustosë dhe persona të tjerë profesionistë. Pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë më shumë për projektin konservues që po zhvillohet në lokalitetin arkeologjik Heraklea Linkestis, të jenë dëshmitarë të shembujve nga arkitektura tradicionale rurale maqedonase në fshatin Malovishtë dhe të hapërojnë nëpër rrugicën historike kushtuar ngjarjeve nga Lufta e Parë Botërore në PN Pelister.

Gjatë vizitës në lokalitetin arkeologjik Stobi, pjesëmarrësit patën mundësi të dëgjojnë për projekte konservuese të cilat janë realizuar me ndihmë të AFCP-së dhe t’i vizitojnë hapësirat e punës për konservim të mozaikëve, përderisa në Shkup patën ture profesionale në Muzeun arkeologjik dhe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Aktivitetet javore përfunduan me vizitë në Xhaminë e larme dhe Galerinë artistike (hamamin) në Tetovë, të dyja të konservuara me ndihmë financiare nga AFCP. Ditët e fundit nga vizita studimore pjesëmarrësit u mahnitën me pasurinë e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Rajonin e Ohrit, ndërsa më pas patën vizita profesionale në kishën “ShënMëria Perivlepta” (e konservuar me ndihmë nga AFCP), Kështjellën e Samuilit, lokalitetin arkeologjik Pllaoshnik dhe në Qendrën e vjetër të qytetit të Ohrit. Si aktivitete të fundit në terren, pjesëmarrësit i vizituan Gjirin e eshtrave, kompleksin e Shën naumit dhe kishln mesjetare “Shën Ilia” në fshatin Gërnçar në Prespë.

Mes tjerash, gjatë vizitës studimore, pjesëmarrësit kanë për detyrë të përgatisin Plan për menaxhim me vizitorët për lokalitetin arkeologjik Heraklea Linkestis dhe Rrugica për interpretim dhe prezantim për lokalitetin e njejtë që ishte studim kryesor të rastit gjatë vizitës. Prezantimet e dy grupeve të punës u prezantuan në ditën përfunduese të të njejtës. Në mbylljen solemne që u mbajt në Muzeun në Manastir, certifikatat iu dorëzuan nga ana e Kristina Bicevës, kryetare e IKOMOS Maqedoni dhe nga Erik Mejer, ushtrues detyre ambasador në detyrë i SHBA-së në RMV.

Vizita studimore “Qasje në menaxhimin dje konservimin e trashëgimisë kulturore” u realizua edhe në bashkëpunim me IN Entin për mbrojtje të përmendoreve të kulturës dhe Muzeut – Manastir, IN Entin për mbrojtje të përmendoreve të kulturës dhe Muzeut – Ohër, IN Stobi, Muzeun arkeologjik në Shkup dhe IN Qendrën konservatore – Shkup, informuan nga IKOMOS.