Viti, babai raporton rrëmbimin e vajzës, thotë se është dërguar në Shqipëri

Babai në Viti ka raportuar se nga 20 gushti dyshon që dikush ia ka rrëmbyer vajzën dhe e ka dërguar në Shqipëri.

Sipas Policisë së Kosovës, babai ka thënë se vajza është rrëmbyer që nga data 20 gusht dhe është dërguar në Shqipëri nga i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në Shqipëri dhe deri me tani gjendet atje.

“Ankuesi nuk e kishte raportuar rastin deri me tani pasi që kishte menduar se vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.