Vinicius Jr synon Topin e Artë – sezonin tjetër

Anësori i Real Madridit, Vinicius Jr synon trofeun më prestigjioz individual, Topin e Artë.

Sipas ‘AS’, Vini do bëjë gjithçka që vitin e ardhshëm ta fitojë Topin e Artë.

Braziliani sezonin që lamë pas, kishte një rol kyç në sukseset e ekipit të Real Madridit.

Me golat dhe asistimet e tij, ai ndihmoi ‘Mbretërit’ të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.

Sipas prestigjiozes spanjolle, braziliani synon të vazhdojë formën e mirë, pasi kërkon të fitojë Topin e Artë.

Kujtojmë se pretedenti kryesor për të fituar atë çmim këtë edicion është bashkëlojtari i tij, Karim Benzema.