Vijon zjarri në fushën e mbetjeve të Elbasanit/ Flakët favorizohen nga era, nuk ka rrezik për banesat

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit që përfshiu fushën e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit. Gazetarja Edisona Skënderi raporton në një lidhje live nga vendngjarja se nuk ka asnjë rrezik për banesat pasi zjarri ka rënë brenda territorit të inceneratorit.

“Nuk ka rrezik për banesat sepse zjarri ka rënë në brendësi të territorit të inceneratorit dhe që nuk ka banesa që janë pranë.”, raportoi gazetarja. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi më herët se ishin nisur drejt Elbasanit 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 5 mjete zjarrfikëse.