Vidhnin energji elektrike në Berdicë e Theth, 1 i arrestuar e 6 të proceduar

Sipas njoftimit të Policisë, “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin P. M., banues në Berdicë, Shkodër, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike”.

“Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Gj., Gj. D., D. B., B. G., V. P. dhe P. Sh., të gjithë banues në Theth, Shkodër, për të njëjtën vepër penale, pasi në banesat/bizneset e tyre respektive janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike”, bën me dije Policia e Shkodrës.Policia e Shkodrës njofton se “ka proceduar dhe shtetasin K.Z., pasi u konstatua duke kryer pa lejen përkatëse, punime ndërtimi në banesën e tij. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

Policia e Shkodrës ka arrestuar 1 person dhe proceduar në gjendje të lirë gjashtë persona të tjerë. Sipas policisë, këta shtetas dyshohet se vidhnin energjinë elektrike.