Videoja All Stars e “Paskalin”: Më të mirët zgjedhin më të mirën

Emrat e aktorëve të shkëlqyer Nikolla Ristanovski dhe Jelena Jovanova, top modelja Katarina Ivanovska, Drita Islami – atlete, olimpiste dhe rekordere kombëtare, si dhe muzicientët tanë të shquar Karolina Goçeva dhe Vllatko Llozanovski u mblodhën në një vend në TV spotin e ri të yjeve të kafesë më të mirë në tregun maqedonas – “Paskalin”.

Këmbëngulja, guximi dhe palodhshmëria janë cilësitë që i bashkojnë këta gjashtë emra të dëshmuar, të cilët për shumë vite qëndrojnë në krye, secili në fushën e tij. I tillë është “Paskalin”, brend i njohur nga dashamirët e kafesë për cilësinë, shijen dhe stilin e tij.

– Disa njerëz thjesht nuk bëjnë kompromis, me guxim dhe pa u lodhur nxitojnë në majë, besojnë në vetvete, kapërcejnë pengesat, tejkalojnë frikën dhe nuk ndalen kurrë. Të tillë janë brend-ambasadorët tonë të rinj, të cilët janë zgjedhur jo rastësisht. Këto janë vlerat që janë të thurrura në çdo paketim “Paskalin”, të prodhuar nga kokrrat më të mira të kafesë arabe, të përpunuara me teknologjinë më të fundit italiane për prodhim- thonë nga “Paskalin”, duke shtuar se falë kontrollit të cilësisë dhe paketimit të duhur, kafeja e preferuar e njerëzve të famshëm, ruan aromën e saj për një kohë të gjatë.

E shkëlqyer. Pa kompromise.

Videoja është regjistruar plot katër ditë, në shtatë lokacione, ndër të cilat akvaduktin e Shkupit dhe sallën e Filarmonisë së Maqedonisë. Është realizuar në produksion të agjencisë “Bec Scholz & Friends”, kurse në të punoi ekipi prej mbi 20 profesionistësh të lartë.

Kjo video është vetëm fillimi i bashkëpunimit mes “Paskalin” dhe gjashtë yjeve maqedonase. Mund ta shikoni këtu.