VIDEO/ I shoqëruar nga forca të shumta policie, kryebashkiaku i New York-ut mbërrin në Vlorë

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, së bashku me një delegacion amerikan, ka mbërritur mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.

Ai është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe nga ekipi i tij i sigurisë.

https://youtube.com/watch?v=2Si_62JNE18%3Ffeature%3Doembed

Delegacioni është ndalur fillimisht në vilën qeveritare, ndërkohë që mësohet se më vonë Adams do të vizitojë edhe zonën e Orikumit.

Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të vizitës së tij në qytetin bregdetar, por sipas mediave ndërkombëtare, qëllimi i udhëtimit të kryebashkiakut të New York-ut në Shqipëri lidhet me forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e turizmit./vizionplus.tv