Vetura Golf godet për vdekje 72 vjeçarin
Dje rreth orës 17:00 në një aksident fatal në komunikacion, është goditur për vdekje një banor 72 vjeçar i fshatit Konjarevë e re. Atë e ka goditur një veturë “Golf” me targa bullgare, dhe i drejtuar nga një shtetas bullgar, informon Zhurnal.
Fatkeqësia ka ndodhur në rrugën magjistrale Strumicë-NovoSellë, në kufirin maqedono-bullgar.
Sipas informatave të SPB Strumicë, i moshuari ka ndëruar jetë në vendngjarje.
Përshkak të këtij aksidenti, rruga ka qenë e mbyllur për tre orë./Zhurnal.mk

