Vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një person
Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Rastin për Demorkacia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë).
Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”, tha Krasniqi.

