Veshja e Kim Kardashian që bëri bujë në botë, këngëtarja kosovare e kishte veshur në vitin 2000
Kim Kardashian, padiskutim është personazhi më i komentuar në botë.
Ajo është një ikonë stili dhe frymëzim për vajzat dhe gratë në tërë botën sa i përket veshjeve.
Së fundi, njëra nga veshjet e saj bëri bujë në të gjithë botën.
Ylli televiziv ka veshur fustanin e krijuar me shumë rripa në bashkëpunim me brendin Balenciaga.
Por, ideja që Kim Kardashian e veshi këto ditë, një këngëtare kosovare e kishte veshur qysh në vitin 2000.
Bëhet fjalë për Adelina Ismajlin e cila me një të tillë u vesh në videoklipin e këngës ‘’Largohu nga frajeri im’’.
Edhe pse Adelina nuk e ka të vazhduar edhe në pjesën poshtë, pjesa e sipërme e veshjes është identike.