Vera në Pogradec, s’u ndryshuan çmimet as s’pati ulje të numrit të turistëve

Industria e turizmit është ndër industritë më fitimprurëse në vendin tonë, ku vëndin më të madh e zë turizmi bregdetar. Por, tanimë edhe turizmi liqenor është duke zënë një peshë të konsiderueshme. Në Pogradec kërkesat këtë vit kanë qenë të mëdha, ndërsa qyteti ka një mungesë kapacitetesh ne shtreter.

Qyteti liqenor i Pogradecit ka tërhequr qindra vizitorë vendas dhe të huaj këtë sezon.

Pika më e fortë e ofertës turistike të këtij qyteti kanë qenë çmimet e pandryshuara.

Operatorët turistikë nuk flasin për ndryshimin e çmimeve dhe për rënien e pronotimeve.

“Në Pogradec ka qenë pothuajse si një vit më parë. Nuk kanë ndryshuar çmimet fare. Ato çmime aplikon dhe këtë sezon”

Përveç vendasve që pushojnë në bregliqen,  të huajt me guida ka qenë të shumtë.

Benjaminin nga Hollanda është surprizuar me qytetin e vogël.

Unë vij nga Hollanda, e pëlqej shumë natyrën këtu. Edhe uji i liqenit më pëlqen shumë. Njerëzit janë shumë miqësore, dhe argëtues në fakt. E kam vizituar Linin dhe është një fshat i mrekullueshëm.

Edhe  turistët ndajnë vlerësimet më të mëdha për qytetin juglindor.

“Vijmë familjarisht nga Tirana. Ka një pastërti shumë të madhe. Jam shumë e kënaqur”

Pogradeci ndër vite është cilësuar si qytet që frekuentohet nga pensionistët dhe nënat me fëmijë, por Dritan Hoxha drejtues i një biznesi në Pogradec thotë se kjo gjë ka ndryshuar tërësisht vitet e fundit.

“Pogradeci ka dy vjet që ka ndryshuar. Nuk ka më tym në bulevard dhe ndotje akustike. Vera ka rini në Pogradec”

Ndërkohë problematika më e madhe që vërehet në Pogradec, është numri i ulët i shtretërve, i cili shkon rreth 3 mijë të tillë, çka sjell nevojën për investime të tjera  fushën hotelerike në një kohë kur kërkesat vijnë çdo vit në rritje.