Veliaj bën me shtëpi dy mundësit çeçen që garojnë për Shqipërinë/ FSHM: Mbështetës i madh

Dy sportistët nga Çeçenia Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev do të kenë një shtëpi të tyren në Tiranë.

Lajmin e bëri të ditur Federata Shqiptare e Mundjes.

Përmes një postimi në facebook, federata falenderon kryebashkiakun Veliaj, I cili I ka dhuruar një apartamend mundësve që po garojnë në nivele të larta.

Abakarov madje, pak ditë më parë u shpall kampion bote.

Duke qënë se ata janë sportistë të klubit shumësportësh Tirana, edhe Veliaj ka vendosur  ti mbështese mundësit.

Nje falenderim shume i madh shkon per kryetarin e bashkise zotin Erion Veliaj per mikepritjen e ngrohte ne zyren e tij dhe per mbeshtetjen e sportistave tane te klubit te Tiranes.

Zoti Erion Veliaj me dashamiresine e tij i ka dhuruar mundesave tane, Zelimit dhe Islamit , nje apartament ne qytetin e bukur te Tiranes.

Ky gjest simbolik i ka ngrohur zemrat jo vetem kampionave tane ,por te gjithe sportistave qe duan te behen kampiona sepse ata tashme shohin nje drite vleresimi per te gjithe mundin dhe lodhjen qe secili prej sportistave le ne sportin e tij, shkruan FSHM ne facebook.