Vdes nga sulmi në zemër reperi i famshëm

Reperi Coolio ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 59 vjeçare.Muzikanti I cili njihet me këngët e tij “gangsta” ishte duke vizituar një mik pasdite kur u gjet i vdekur.

Coolio u gjet i vdekur në dyshemenë e banjos dhe dyshohet se arsyeja ka qenë arresti kardiak. Ndryshe, reperi u nominua për pesë Grammy të tjera gjatë një karriere që filloi në fund të viteve 1980.

Coolio u pa së fundmi duke performuar në skenë gjatë Riot Fest 2022 në Douglass Park më 18 shtator, në Chicago, Illinois. Vdekja e tij vjen vetëm katër ditë pasi ai hyri në Instagram për të ndarë performancën e tij të fundit në Teksas.