Vdes nëna e Aziz Kelmendit

Sot, në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, Salë Kelmendi, nëna e dëshmorit të kombit, Aziz Kelmendi nga Arbana e Prizrenit i vrarë në kazermen e Paqarinit të Serbisë, gjatë shërbimit ushtarak me 3 shtator 1987.

Varrimi i të ndjerës bëhet të dielen, me 3 korrik 2022, në varrezat e lagjës “Arbana” në Prizren, në ora 17:00.

E pamja zgjatë tre ditë, nga 04-06 korrik 2022, në shtëpinë e familjes Kelmendi në Arbanë.

Kështu thuhet në njoftimin për vdekjen e nënës Salë të cilën e kanë bërë publik vetë familja Kelmendi.