Vdekja e 7-vjeçares në Himarë/ Gomonia e përgjakur largohet nga vendi i krimit

Gomonia e policisë kufitare ka tërhequr gomonen, me të cilën Arjan Tase aksidentoj për vdekje 7-vjecaren në plazhin e Potamit.

Mjeti do të qëndrojë i bllokuar te mjetet lundruese në Himarë.

Pushuesit e Himarës dhe mbarë opinion publik u tronditën sot nga lajmi se një vajzë shtatë vjeçe u godit nga një mjet uji teksa po lahej në breg të detit.

Drejtuesi i gomones, Arjan Tase, shef i Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan i cili ndodhej me pushime me familjen, humbi kontrollin e gomones duke goditur për vdekje të miturën, që lahej në det.