Vazhdon ulja e numrit të të infektuarve nga Covid

Shkup, 22 prill – Vazhdon ulja e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid. Sipas të dhënave të publikuara dje, u regjistruan vetëm 86 raste të reja, 105 të shëruar dhe vetëm një i vdekur. Aktive janë 782 raste, prej të cilëve 422 vetëm në Shkup, informon Zhurnal.

Deri tani gjithsej janë infektuar 308,964 persona. Prej tyre, 298,916 janë shëruar e 9266 kanë vdekur.

Nga 11 deri më 17 prill, në botë janë regjistruar 5,59 milion raste, 24% më pak se java e mëparshme, ndësa numri i të vdekurve nga pandemia është ulur për 21%. Trendi i uljes së numrave është vërejtur në gjithë pjesët e botës.

OBSH gjithsesi thotë se këto trende duhet të pranohen me kujdes, sepse vendet që ulin numrin e të vaksinuarve, më pak zbulojnë raste pozitive.

Më së shumti infektime kishte në Korenë e Jugut dhe atë 972 mijë për një javë. Në Francë kishte më tepër se 827 mijë dhe në Gjermani pak më tepër se 769 mijë. Më së shumti vdekje kishte në SHBA – 3076, në Rusi 1784 dhe në Korenë e Jugut – 1671./Zhurnal.mk