Vazhdon fushata preventive “Verë e sigurt 2022” e SPB Kumanovë
Kumanovë, 17 gusht – Në suaza të fushatës preventive “Verë e sigurt 2022”, sektori për preventivë pranë SPB Kumanovë ndërmori aksion preventiv, me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek drejtuesit e automjeteve përkatësisht rritjes së kulturës në trafik, informuan sot nga SPB Kumanovë.
“Drejtuesve të automjeteve iu ndanë fletushka me përmbajtje edukative, ndërkaq gjithashtu u bisedua me ta për tema aktuale nga fusha e sigurisë në komunikacion, nga rëndësia e përdorimit të rripit të sigurisë, t’i respektojnë rregullat e trafikut, ta respektojnë shpejtësinë e rekomanduar, të mos i drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit. Njëherit, automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt iu ndanë fletushka në formë të urdhër-pagesës”, kumtuan nga SPB Kumanovë.
Aksionet e këtilla preventive, konsiderojnë kompetentët, ndikojnë drejtpërdrejtë në ngritjen e nivelit të kulturës në trafik. Aksionet kontribuojnë për aktualizimin e sfidës për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion për të gjithë pjesëmarrësit, këmbësorët, vozitësit, çiklistët, motoçiklistët.
Sektori për preventivë, me aktivitetet preventive vazhdon edhe në periudhën në vijim.

