Vazhdon debati për propozimet për gjykatës kushtetues para komisionit parlamentar amë

Shkup, 9 shtator – Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime në mbledhjen e sotme duhet të vazhdojë debatin për zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Anëtarët e komisionit të mërkurën diskutuan mbi propozimin që Todor Vitllarov i punësuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip të jetë gjykatës kushtetues.

Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare, pozita e gjykatësit kushtetues është ndoshta pozita më e fuqishme në vend. Theksojnë se përkrahja u jepet siç thonë ata, “të dëgjueshmëve partiak dhe jo cilësisë dhe kapacitetit të kandidatëve apo integritetit të tyre”.

Nga kandidatët e propozuar të LSDM-së, sipas tyre, askush nuk dallohet me diçka të dukshme lidhur me punën dhe nuk kanë ndonjë karrierë mbresëlënëse.

Deri tani anëtarët e Komisionit e kanë votuar kandidaten Tatjana Vasiq Bozaxhieva e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacionin civil, të propozohet në Kuvend si gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese.

Deputetët deri më tani përveç Vasiq- Bozaxhieva dhanë mbështetje edhe për kandidaturën e gjykatësit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender. Ata si edhe prokurori republikan publik Lubomir Joveski janë propozuar nga partitë në pushtet.

Nga gjashtë personat të cilët janë propozime të VMRO-DPMNE-së, deri më tani është refuzuar kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovska. Propozime të opozitës janë edhe profesori universitar Savo Klimovski, gjykatësi në pension Branko Sekullovski, gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese Vesna Jovanovska, prokurori Todor Vitllarov dhe Vojisllav Dimovski prokuror publik nga Gjykata Themelore Publike në Ohër.