Vazhdon debati për gjendjen e krizës në energjetikë

Shkup, 23 Shtator – Debati në Komisionin parlamentar të mbrojtjes dhe sigurisë për gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës sipas paralajmërimeve duhet të vazhdojë edhe sot.

Do të jetë dita e tretë e diskutimeve në komisionin amë dhe pas përfundimit të tij, në seancë plenare do të mund të votohet për vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë fushë edhe për gjysmë viti.