Varheji: Nuk kemi kohë për të humbur – procesi duhet të përshpejtohet

Shkup, 27 prill – Jemi të përkushtuar t’i vazhdojmë përpjekjet për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze me Bashkimin Evropian në këto kohëra vendimtare, publikoi eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Oliver Varheji pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski pasdite në Qeveri.

“E kemi filluar vizitën në Maqedoninë e Veriut me takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevskin. Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës! Nuk keni kohë për të humbur, procesi duhet të përshpejtohet!, shkroi Varheji në Tuiter.

Paraprakisht në takimin në Qeveri me kryeministrin Kovaçevski, të dy u pajtuan se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit është nevojë e vendeve të rajonit në korniza rajonale, por edhe të vetë Bashkimit Evropian.

“Tani është momenti për zhbllokimin e eurointegrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në të kundërtën mund të mbetet edhe një periudhë e gjatë, e kjo nuk është në favor të asnjë pale, konstatuan së bashku Kovaçevski dhe Varheji.

Kovaçevski theksoi se mbetet i përkushtuar vetëm në parimet e respektimit të vlerave evropiane dhe në bisedime të bazuara në respekt dhe dinjitet, për çka janë pajtuar me kryeministrin Petkov gjatë vendosjes së dialogut dhe pret marrëdhënie në këtë bazë.

“Shteti ynë i përmbushi kërkesat e tij dhe vazhdon të veprojë plotësisht në linjë të politikave të Bashkimit Evropian, me çka edhe një herë dëshmoi se është partner dinjitoz i shteteve evropiane dhe meriton mbajtje përfundimtare të konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në”, tha kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski dhe Varheji biseduan edhe për çështje aktuale në lidhje me sfidat nga lufta në Ukrainë dhe për perspektivat evropiane të rajonit.

Varheji realizoi takim edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në Sekretariatin për Çështje Evropiane, ndërsa do të takohet edhe me shefin e diplomacisë Bujar Osmani, si dhe me përfaqësues të partive politike.

Eurokomisari Varheji para takimit të sotëm në Shkup, dje nga Sofja dërgoi porosi që çështja për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE të zgjidhet deri në qershor të këtij viti. Ai shprehu dëshpërim të thellë që ende po bisedohet për këtë çështje.

“Kur tashmë jam në Sofje, është edhe një çështje e madhe e cila nuk mund të evitohet, e të mos nëndiskutohet – ndërkaq ajo është kur do t’i kemi konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë dhe kur mund të fillojmë të reflektojmë ndaj këtyre shteteve”, tha dje Varheji gjatë fjalimit në Forumim rajonal për marrëdhënie mes BE-së dhe Ballkanit (EU meets Balkans) në Sofje.

Varheji theksoi se BE-ja nuk ka as kohë, as interesim që të anulohen konferencat e para ndërqeveritare në SHkup dhe Tiranë.

“Të gjitha vendet anëtare duhet ta kuptojnë fuqinë transformuese të procesit të aderimit. Edhe ky është mesazhi që e dërgoj në Sofje sërish, isha këtu para tre javësh dhe do të vij sa herë që të ketë nevojë që të zgjidhet kjo çështje në qershor të këtij viti, sepse lufta në Ukrainë na tregoi se as nuk kemi kohë as interesim që të anulohet ky proces”, nënvizoi Varheji.

Varheji dje në Sofje u takua me kryeministrin bullgar Kirill Petkov për të diskutuar situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të krizës së shkaktuar nga pushtimi ushtarak rus në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në dialogun midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në takim, Petkov konfirmoi dëshirën për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciproke për çështjet e hapura politike me vendin, duke qenë se këto janë tema që janë të ndjeshme për Bullgarinë