Vaki gjakovare: Një personi ia vjedhin targat e veturës në këmbim të borxhit

Një i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së shtunë në Gjakovë, pasi kishte vjedhur targa të veturës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra”, rreth orës 07:00 të mëngjesit, shkruan lajmi.net.

Sipas deklarimit të të dyshuarit, targat i kishte marrë në këmbim të një borxhi që i kishte viktima.

Targat e veturës bëhet e ditur se i janë kthyer pronarit.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.