Ushtroi dhunë psikike ndaj gruas dhe vajzës së tij, arrestohet deçanasi
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e premte në Deçan.
Siç njofton Policia, një person ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas dhe vajzës së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.