Ushtria dhe zjarrëfikësja në mbrojtje të banesave

Situata nga zjarri në zonën e Bërzanës të Njësisë Administrarive të Zejmenit në Lezhë, është përkëqsuar rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Mësohet se flakët janë përhapur në masivin me pisha në këtë zonë, duke rrezikuar dhe banesat.

Deri tani në terren ndodhen forcat e ushtrisë, zjarrfikësit dhe autoritete të tjerë të cilët janë vendosur pranë zonës së banuar, duke mbrojtur banesat.

Zjarr u riaktivizua që  prej mesditës të së enjtes dhe vijon të jetë aktiv.