USHCM do t’i prezantojë programet studimore të fakulteteve

Shkup, 18 gusht – Gjatë afatit të parë për regjistrim të studentëve në vitin e parë, 31 gusht dhe 1 shtator. Universiteti “Shën Cirili e Metodi” – Shkup sot dhe nesër organizon “Ditë të hapur të USHCM”-së për t’i prezantuar programet studimore të fakulteteve, aktivitetet e studentëve, qendrat për karrierë.
Ngjarja do të mbahet onlajn përmes platformës Majkrosoft tims sipas orarit të termineve për secilin nga fakultetet ku do të ketë sesione me videokonferencë.
“Njoftoni nga afër profesorët dhe studentët, pyetni çka ju intereson për programet studimore, mundësitë për bursa, dëgjoni përvojat e studentëve, aktivitetet e tyre dhe përfshirjen në projektet shkencore-hulumtuese, njoftohuni për mundësitë e shkëmbimit ndërkombëtar, për jetën studentore, për praktikën, mundësitë e karrierës…Studioni në Universitetin me traditë më të gjatë në vendin tonë”, citoi USHCM në ftesën për Ditën e hapur.
Me atë rast, rektori i USHCM-së prof.dr. Nikolla Jankullovski në porosi për maturantët si anëtarë të ardhshëm më të rinj të bashkësisë akademike të USHCM-së, theksoi se dita e hapur është mundësi e shkëlqyer të binden në veçoritë e USHCM-së që, siç thotë, e bëjnë universitet më të mirë në shtetin tonë dhe një nga më të lartit në rajon.
“Zgjedhja juaj, vendimi juaj të studioni në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup është i vërtetë dhe i drejtë, sepse diplomat e USHCM-së janë të njohura edhe në tregun ndërkombëtar të punës. Përveç kësaj, studentët e USHCM-së janë subjekt qendror dhe partner i barabartë në vendosjen për të gjitha çështjet e rëndësishme të veprimtarisë së Universitetit përmes pjesëmarrjes në organet e fakulteteve dhe të Universitetit. Bëhuni partneri ynë, ndërsa njëkohësisht edhe korrigjuesi ynë”, thekson Jankullovski në porosi për maturantët.