Urime nga ministri Spasovski me rastin e festës së Krishtlindjes

Shkup, 25 dhjetor – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski u dërgoi urim qytetarëve të besimit katolik me rastin e festës së madhe të krishterë – Krishtlindjet,  me urime për shëndet, begati dhe mirëqenie.

“Duke e festuar  lindjen e Krishtit si një e ardhme e ndritur e njerëzimit, le të orientohemi drejt bashkimit dhe solidaritetit, në frymën e mesazhit të krishterë të dashurisë mes fqinjëve. Mëshira e Zotit ndaj njeriut na ndriçoftë rrugën drejt vlerave pozitive dhe na bashkoftë, për të kuptuar dhe respektuar njëri-tjetrin, për të ndërtuar paqen në shoqërinë tonë së bashku, për të siguruar një të ardhme për të gjithë me kontributin tonë në të mirën kolektive”, ka shkruar Spasovski në urimin.