Unitet, bashkim dhe vetëdije për të mirën e përgjithshme, porositi Pendarovski

Shkup, 8 shtator – Uniteti është parakushti kryesor për sukses, ndërsa për të qenë më të suksesshëm në konkurrencën midis kombeve duhet të rikthehet uniteti dhe të rikthehet vetëdija jo për interesin personal, por për të mirën e përbashkët, porositi sot presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

Kreu i shtetit kujtoi se më 8 shtator 1991, duke shfrytëzuar të drejtën sovrane të vetëvendosjes, ne shpallëm shtetin e pavarur dhe iu bashkuam garës kulturore midis kombeve.

“Fundi i Luftës së Ftohtë shënoi fillimin e asaj konkurrence të madhe në të cilën shumë shtete të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore punuan shumë për të ndërtuar institucione demokratike të qëndrueshme dhe funksionale dhe për tu integruar në botë. Por, edhe pse filluam nga i njëjti pozicion startues dhe luajtëm sipas rregullave, në periudha të caktuara si shtet jemi përballur me standarde të dyfishta dhe gjykatës të njëanshëm që jo gjithmonë na kanë mundësuar vlerësim të drejt për të arriturat”, tha Pendarovski.

Sipas tij, në këtë rrugë të vështirë kemi arritur suksese, por kemi shkaktuar edhe zhgënjim për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Siç tha ai, ne shpeshherë e shpenzuam energjinë tonë në akuza dhe pengesa të ndërsjella, dhe në plan të brendshëm sfida më e madhe me të cilën po përballemi edhe sot janë ndarjet e thella në shoqërinë maqedonase në ekipin tonë.

“Uniteti është parakushti kryesor i suksesit, ndërsa për të qenë më të suksesshëm në konkurrencën midis kombeve, duhet të rivendosim unitetin dhe të rikthejmë vetëdijen jo për interesin personal, por për të mirën e përbashkët. Sado i rëndësishëm të jetë një shtytës i proceseve shoqërore, interesi vetjak nuk mjafton për të ndërtuar një shoqëri me ndjenjë të zhvilluar të interesit kombëtar për të mirën e përbashkët. Prandaj, shtytësit e vërtetë të komunitetit duhet t’i kërkojmë tek ata që nuk janë të motivuar nga interesa të ngushta, por nga qëllime më të larta”, theksoi Pendarovski.

Presidenti Pendarovski theksoi se në mesin e heronjve të rrallë të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut janë edhe sportistët të cilët me sukseset e tyre na bashkojnë madje edhe kur jemi më thellë të ndarë.

Me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – 8 shtatori, presidenti Stevo Pendarovski i ka dekoruar sportistët e Maqedonisë së Veriut Shaban Tërstena, Olivera Nakovska-Bikova, Branimir Jovanovski,  dhe Dejan Georgievski me Dekoratën “8 Shtatori”.