UNICEF-i alarmon për pasojat nga ndërprerja e vazhduar e mësimit

UNICEF-i alarmon për pasojat nga ndërprerja e vazhduar e mësimit, ajo që u lëshua nga mësimi, duhet të kompensohet

Shkup, 27 prill – UNICEF-i është seriozisht i brengosur për shkak të ndërprerjes së vazhduar të mësimit dhe bën thirrje që të ndërmarren masa, me të cilat do të mundësohet që fëmijët e shkollës fillore dhe të mesme ta kompensojnë mësimin e humbur menjëherë pasi të kthehen në shkolla.

Ajo që është lëshuar me mungesat në shkollë, duhet të kompensohet që të shmangen dëmet afatgjata për gjendjen e mirë dhe produktivitetin e fëmijëve, thuhet në deklaratën me shkrim të zyres së UNICEF-it në vend.

Nga Zyra e UNICEF-it përkujtojnë se me vite të tëra, Maqedonia e Veriut po ballafaqohet me krizë në arsim, me ç’rast më shumë se gjysma nga nxënësit e moshës 15-vjeçare nuk i arrijnë nivelet themelore të diturisë në lexim dhe matematikë. Krahas kësaj, siç thuhet, nuk janë vendosur programe për kompensim të mungesave në mësim, të shkaktuara nga mbyllja e shkollave për shkak të Kovid-19 dhe mësimin nga largësia.

Prej aty potencojnë se këtë vit shkollor nxënësit kanë lëshuar dy javë mësim për shkak të fillimit të vonuar të vitit shkollor.

“Tani, me grevën e vazhduar të arsimtarëve, e cila hynë në javën e tretë, eventualisht të katërt, ekziston mundësia që fëmijët të humbin deri gjashtë javë mësim në këtë vit shkollor dhe e tërë kjo në kohë kur duhej të kompensohet mësimi i lëshura si pasojë e Kovid-19. Tani, më shumë se kurdoherë më parë, duhet të marrim masa për kompensimin e mësimit të lëshuar dhe për përshpejtimin e reformave arsimore, që të mund të ketë përgjigje ndaj krizës arsimore, e cila i paraprinte Kovid-19. Nëse urgjentisht nuk ndërmerren masa të tilla, pasojat ekonomike nga mësimi i lëshuar, do të ndikojnë në fitimin e zvogëluar në jetën e fëmijëve të gjeneratës së sotme. Këto humbje jo vetëm se do të ketë ndikim negativ ndaj fëmijëve, por do të ndikojnë edhe ndaj jetës së tyre në të ardhmen dhe zhvillimin e ardhshëm ekonomik të vendit”, thuhet në deklaratën me shkrim.

UNICEF u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në negociatat për pagat e nëpunësve në arsim që para së gjithash ta marrin parasysh interesin më të mirë të fëmijëve, të pranojnë se gjendja me krizën në arsim është alarmante dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dy palët me qëllim që të pengohet krijimi i një gjenerate të re të humbur./Zhurnal.mk