UNICEF dhe USAID dhurojnë stacione mobile për larje të duarve në 15 shkolla

Shkup, 20 gusht – Në prag të hapjes së shkollave dhe përgatitjet për organizimin e mësimit me prani fizike të nxënësve, përfaqësuesit e UNICEF-it dhe USAID-it në vend, Patricia Di Xhovani dhe Erik Janovski, sot do tA vizitojnë SHF “Kliment i Ohrit” në Draçevë – njërën nga pesëmbëdhjetë shkollat të cilat u furnizuan me stacione mobile për larje të duarve për shkak të përmirësimit të kapaciteteve për ujë, sanitacion dhe higjienë.
Është paralajmëruar edhe prania e ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, kryetarit të komunës së Kisella Vodës, Filip Temellkovski dhe përfaqësuesit të Qendrës së Maqedonisë për Arsim Qytetar – partner në projekt.
“Stacionet mobile për larje të duarve kanë bombola uji, sapun dhe peshqir për duar. UNICEF ka dhuruar pesëdhjetë e dy stacione në 15 shkolla, me ndihmë financiare nga USAID. Shkollat i potencuan Instituti për Shëndet Publik dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit si kritike sipas kapaciteteve për ujë, sanitacion dhe higjienë”, informon Zyra e UNICEF-it.
Shkollat janë zgjedhur në bazë të rezultateve nga mjeti për vetëvlerësim të përpunuar nga Instituti për Shëndet Publik dhe Inspektorati ShtetërOr i Arsimit, me mbështetje të UNICEF-it.
“Ky mjet i integron përpjekjet për vlerësim ndërmjet ISHP-së dhe Inspektoratit Shtetëror për Arsim, ndërsa i përfshin çështjet e rekomanduara të OBSH-së për vlerësim të kapacitetit për ujë dhe kushte higjienike dhe të sanitacionit. Mjeti është i arritshëm për vetëvlerësim të të gjitha shkollave, si dhe të qendrave për shëndet publik dhe inspektorëve të arsimit. Përveç kësaj, udhëheqësia dhe shërbimi teknik në shkolla morën trajnim detajor për ujë, kapacitete higjienike-të sanitacionit dhe mirëmbajtje”, citon Zyra e UNICEF-it në vend.