Unaza e Madhe në Tirana, realizohen mbi 70 për qind e punimeve
Në kantierin e urës mbi lumin e Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, po vijon puna pa ndërprerje.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna në këtë kantier, ku deri tani janë realizuar mbi 70 për qind e punimeve.
I gjithë projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës.
Ndërtimi i Unazës lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës. Kjo unazë do të bëjë të mundur një shpërndarje të trafikut.