Uji në Shkup është i sigurt për pije
Shkup, 11 dhjetor – Uji në Shkup është i sigurt për pije marrë sipas analizave mikrobiologjike, kumtoi sot Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup.
Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, gjithnjë nga analizat e kryera në Departamentin e kontrollit sanitar nga data 4 dhjetor 2023 deri më 7 dhjetor 2023, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren në kërkesat e sigurisë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
Për analizë janë marrë 154 mostra fiziko-kimike dhe gjithashtu po aq mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

