U raportua se SHBA ka një plan sekret për një luftë me Kinën dhe Musk është në dijeni, vjen reagimi i Trumpit

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar një raportim të New York Times se aleati i tij i ngushtë, miliarderi Elon Musk, do të informohej nga Pentagoni të premten për planin e ushtrisë amerikane për çdo luftë që mund të shpërthejë me Kinën.

“Kina as nuk do të përmendet apo diskutohet”, tha Trump në një postim në Truth Social lidhje me takimin e Pentagonit.

Shefi i Pentagonit Pete Hegseth njoftoi se takimi do të ishte “për inovacionin, efikasitetin dhe prodhimin”, shkruan Reuters.

Bëhet e ditur se një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se në takim do të marrin pjesë zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë dhe do të ishte një pasqyrë e një numri temash të ndryshme, duke përfshirë Kinën.

Gazeta citoi dy zyrtarë amerikanë që nuk i identifikoi.

Dhe qasja në planin ushtarak të ruajtur nga afër do të shënonte një shtrirje të rolit të Musk si këshilltar i Trumpit, i cili ka udhëhequr përpjekjet për të shkurtuar shpenzimet e qeverisë së SHBA-së.

Kjo do të nxiste gjithashtu pyetje në lidhje me konfliktet e interesit për Musk, i cili si kreu i Tesla dhe SpaceX ka interesa biznesi në Kinë.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë ka thënë më parë se Musk do të tërhiqet nëse lind ndonjë konflikt interesi midis marrëdhënieve të tij të biznesit dhe rolit të tij në shkurtimin e shpenzimeve të qeverisë federale.