U hodh nga pallati/ Vdes 35-vjeçari në Astir

Një 35-vjeçar nga Tirana i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mikel Maruli’ në Astir.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Më datë 08.09.2022, në rrugën “Mikel Maruli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij, shtetasi A. A., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.