U gjet i vdekur brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në Mitrovicë, 65-vjeçari dyshohet se u vra
Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65 vjeçar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.