U bllokuan mes maleve të Valbonës, nxirren me helikopter 4 alpinistët, njëri me fraktura
Pas njoftimit të marrë, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi 4 alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur.
Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore.

