U akuzua se ka prishur raportet me ndërkombëtarët, Kurti: Nuk është e vërtetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është e vërtetë që është duke i prishur marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.

Këto deklarime Kurti i ka bërë gjatë ceremonisë inauguruese të objektit të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

“Nuk është e vërtetë”, ka thënë ai, pasi është pyetur nëse janë të vërteta deklarimet e opozitës se ai i ka prishur raportet mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve.