Tupançevski: Me ligjin e ri, presidenti mund të falë vetëm të burgosurit me aktvendim të plotfuqishëm

Shkup, 4 maj – Nëse në Kuvend votohet ligji i ri për falje, atëherë presidenti i shtetit nuk do të mund të falë persona para se për ta të ketë aktvendim të plotfuqishëm.
Këtë e njoftoi sot ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski, informon Zhurnal.
“Kjo do të thotë se në një fazë më të hershme nga procedura gjyqësore, nuk ekziston mundësi për falje”, tha Tuoançevski.
Ligji i ri, tha ministri, ka afate të precizuara dhe kompetenca të institucioneve, e në të fjalën kyçe do ta ketë presidenti. Drejt ndryshimeve të tilla, siç tha Tupançevski, është vepruar duke patur parasysh se në të kaluarën ka patur interpretime të ndryshime për këtë ligj.
“Ligji për falje praktikisht është ligj i ri. Jemi dëshmitarë se periudhë e gjatë disa herë është zbatuar ai momental dhe zbatimi i atij ligji me të vërtetë tregoi se ekzistojnë regulla të cilat ndryshe interpretohen. Në këtë drejttim përpiqemi të bien në minimum mundësitë e tilla për interpretime të ndryshme të ligjit, e kështu janë dhënë kritere precize, dihet cilat institucione, deri ku janë kompetent dhe praktikisht janë anuluar të gjitha mundësitë potenciale për keqpërdorim të mundësive”, tha Tupançevski
Para dhjetë ditëve për këtë foli edhe presidenti Pendarovski. Presidenti tha se i mbështetë këto ndryshime duke patur parasysh se në 20 vitete e fundit kemi patur disa situata kontroverze, pavarësisht nëse janë për arsye politike apo tjera kur dikush ka falë dikë në fazën e hershme../Zhurnal.mk