Tryezë e rrumbullakët “Përparimi i cilësisë së arsimit inkluziv të fëmijëve me pengesa në zhvillim”

Shkup, 19 prill – Në organizim të zyres së Avokatit të popullit, sot në Shkup do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë “Përparimi i cilësisë së arsimit inkluziv të fëmijëve me pengesa në zhvillim”.

Fjalime hyrëse do të kenë avokati i popullit, Naser Zyberi, ministri i i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Në kuadër të tryezës së rrumbullakët, me temë “Arsimi inkluziv, gjendja, sfidat dhe hapat e ardhshme” do të flasin Vaska Bajramovska – Mustafa, këshilltare shtetërore në zyren e Avokatit të popullit, Sektori për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe personave me pengesa në zhvillim, Goran Petrushev, udhëheqës i Shërbimit për vlerësim funksional të fëmijëve dhe të rinjve pranë IPSH Shtëpia e shëndetit Shkup, Marija Diletiq dhe Biljana Sterjadovska Stojçevska, drejtoreshë dhe koordinatore e SHFQR dr. “Zllatan Sremec”.

Në ngjarjen do të marrin pjesë edhe Mirjana Damnjanoviq, drejtoreshë e SHQR “Maca Ovçarova”, Liridon Baftii, u.d. drejtori i IP QNPS të Qytetit të Shkupit, si dhe Aleksandra Bozhinova, koordinatore lokale për asistim personal nga Kryqi i Kuq Shkup.